RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Peshimet zyrtare në Tiranë – Qato 71.6 ndërsa Ponce 71.5

1 min read

Hotel Internacional, Tiranë, 1 Maj 2010 – Në ambientin e hotelit “International” në Tiranë janë mbajtur peshimet për duelin e nesermë që do të mbahet në palestrën “Aslan Rusi”. Kampioni aktual i brezit WBF – World Boxing Federation, Kreshnik Qato ka dalur 71.6 kg ndërsa sfiduesi nga Argjentina, Waldemar Ponce ishte 71.5 kg. Boksieri ynë tjetër shqiptar, Shpetim Shala ishte 81.4 kg,  ndërsa Josip Jalusic ishte diç më i rëndë 82.6 kg.

Kosovaboxing.org po ju jap këto të dhëna drejtpërdrejt nga Tirana. Gjithashtu e faleminderojmë boksierin Kreshnik Qato për ftesën dhe mikpritjen e bërë.

Duelin Kreshnik Qato vs Waldemra Ponce dhe Shpetim Shala vs Josip Jalusic mund ti shiqoni në TV Klan dhe Ora News nga ora 17:30. Këto dy programe janë në të gjitha platformat digjitale dhe satelitore.

Artan Vërbica drejtpërdrejt nga Tirana – 1 Maj 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.