RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Mayweather mposht sërish Maidanan

2 min read

Mayweather vs. Maidana - II -MGM Las Vegas, SHBA, 13 shtator 2014 – Floyd Mayweather ka mposhtur sërish argjentinasin Carlos Maidana.
Me këtë fitore Mayweather shënoi rekord të ri 47-0 (26 KO), ndërsa Maidana pësoi humbjen e pestë në karrierë karshi 35 fitoreve (31 KO), dhe të dytën nga Mayweather.

Dueli i cili është pritur mjaft shumë nuk ka pasur ndonjë befasi, sepse te dy boksierët nuk kanë arritur ti përmbushin premtimet e tyre. Mayweather kishte deklaruar se do ta mposht me nakaut kësaj radhe, ndërsa Maidana kishte deklaruar se do të fiton pastër dhe do t`ia pësoj humbjen e parë. Por, nuk ndodhi ashtu, dueli u dominua nga Mayweather i cili me zgjuarsi nuk u lëshua në luftë dhe boksoi me menquri duke dhënë më shumë goditje të sakta duke fituar meçin me vendim unanim. Tre gjyqëtarët vlerësuan meçin për Mayweather, me rezultat 115-112 dhe dy 116-111.

Meçi u karakterizua me një gjest të keq nga Maidana i cili në raundin e tetë e kafshoi në dorezë të majtë Mayweatherin duke ia arritur që dhëmbët të arritin deri te dora e Mayweather. Këtë rast nuk e pa gjyqëtari në ring Kenny Bayless, por më pastaj e kërcënoi Maidanan se nëse përsëritet do ta diskualifikoj.

Pas meçit Mayweather deklaroi: “Pas raundit të tetë nuk kisha kontrollin e mirë të dorës dhe kjo la një efekt tek unë, sepse do të isha edhe më i mirë”.

Ndërsa rreth meçit të ardhshëm dhe duelit me Manny Pacquiao, ai theksoi: “Unë kam në planë të boksoj edhe dy meçe në vitin e ardhshëm. Do të konsulltohem me ekipin tim rreth kundërshtarit të ardhshëm. Nëse Pacquiao është i gatshëm dhe dëshiron të boksoj me mue, atëhere pse jo” tha më tej Mayweather.

Ndërsa Maidana theksoi pas meçit: “Unë kam dashur të luftoj, Por, ai vraponte dhe këtë e lejoi gjyqëtari. Unë jam fitues, sepse isha sërish agresori dhe ai që dhashë më shumë goditje, por kur janë të gjithë kundër teje, atëhere është vështirë të fitosh”.

I pyetur për kafshimin që e kishte bërë, ai tha: “Ai ma mbylli gojën dhe unë nuk kam dashur ta kashoj” arsyetoi veprimin Maidana.

Kosovaboxing.org
14 shtator 2014

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.