RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Mayweather me luftë monotone mposht Berton

1 min read

Mayweather vs. Berto 1MGM, Las Vegas, 12 shtator 2015 – Floyd Mayweather ka shënuar fitore ndaj Andre Berto duke e mposhtur me vendim unanim pas 12-raundeve. Të tre gjyqëtarët kanë vendosur unanimisht duke vlerësuar me 120-108, 118-110, 117-111 në të mirë të Mayweatherit.

Dueli siç është pritur edhe doli të jetë, ku Mayweather vazhdoi stilin e tij të ikjes me kundërsulme, me pak goditje qëMayweather vs. Berto 2

Mayweather vs. Berto 5Mayweather vs. Berto 6është bërë monotone dhe aspak atraktive për publikun. Berto, një kundërshtar mesatar kishte një strategji të ndryshme të godas më pak por goditjet e tij të janë më të sakta, por ishte e vështirë të kapet Mayweather.

Shkëlqimi i Mayweatherit ka rënjë të dukshme dhe kjo është parë edhe në këtë meç kur për herë të parë palestra e MGM me kapacitet prej 16.000 shikuesve nuk është mbushur. Edhe pse dy ditët e fundit biletat e takimit ishin liruar, prapë u shitën vetëm 14.500, që ishte larg nivelit të tij.

Pas triumfit, Mayweather falenderoi gjithë shikuesit e pranishëm, shikuesit që gjatë gjithë jetës e kanë përkrahur, ekipin e tij, familjarët, duke theksuar se kjo ishte meçi i tij i fundit në karrierë. Ai me këtë fitore barazoi rekordin e Rocky Marcianos me 49-0.

Në këtë përballje Mayweather fitoi 32 milion dollar, ndërsa Berto vetëm 4 milion dollar.

Artan Vërbica
13 shtator 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.