RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Mayweather: Do ta nakautoj Maidanan

2 min read

Mayweather apo Maidana do të jetë fitues. Këtë do ta mësojmë këtë të shtunë.

Mayweather vs. Maidana 248-orë na ndajnë deri te dueli i shumë pritur ndërmjet amerikanit Floyd Mayweather dhe argjentinasit Carlos Maidana. Lufta historike e dy boksierëve po pritet me entuziasëm nga miliona shiques anë e mbarë botës. Dueli i parë kishte qenë shumë i afërt, ku disa e kishin vlerësuar fitues Mayweather, dhe disa Maidanan, dhe jo rastësisht dueli i tyre po ndodh për herë të dytë. Mayweather kampion i vërtet, e themi këtë sepse pati guximin ti jap revanshin duke mos iu shmangur dhe duke kërkuar që në meçin e dytë të tregoj se më të vërtet është boksieri më i mirë në ruzullin tokësor. Ndërsa Maidana i cili punoi shumë në meçin e parë duke gjuajtur shumë goditje duke qenë kundërshtari më i denjë deri më tani për Mayweatherin, e meritoi revanshin. Sipas Mayweather, ai kësaj radhe do të jetë më i bindshëm dhe do të fitoj këtë meçe me nakaut. “Jam duke shkuar për ta nakautuar. Dua ta bëjë për veten time” theksoi Mayweather. 

Por, kjo mbetët të shihet në natën e 13 shatorit, ku edhe Maidana do të mundohet të realizoj rastin e dytë. Para disa ditësh Mayweather paralajmëroi penzionimin në fund të 2015, duke dashur të boksoj në fund të karrierës kundër Manny Pacquiaos, por gjithë kjo do të dihet nga fillimi i vitit të ardhshëm. Mayweather së pari duhet të mposht Maidanan, ndërsa Pacquiao duhet të mposh Chris Algerin. Kategoritë Pound-4-Pound gjithmonë ka sjellur emocione, ndërsa adhuruesit e boksit ka qe më shumë se pesë vite që presin duelin Mayweather kundër Pacquiaos.

Mayweather ka rekord prej 46-0 (26 KO) në boksin profesionist. Ai që nga viti 1996 kur debutoi në boksin profesionist ka mposhtur emrat më të mëdhenjë në boksin profesionist, si Diego Corales, Jesus Chavez, Jose Luis Castillo, Arturo Gatti, Zab Judah, Shane Mosley, Oscar De La Hoya, Ricky Hatton, Juan Manuel Marquez, Saul Alvarez dhe Marcos Maidana.
Mayweather edhe në boksin amator ishte i sukseshëm duke pasur rekord prej 84 fitoresh dhe 6 humbje. Ai në amatorizëm fitoi turneun e madh “National Golden Gloves” dhe medaljen e bronzt olimpike në “Atlanta 1996” të SHBA-ve.
Ndërsa Maidana numëron 35 fitore (31 KO) dhe katër humbje. Fitorja e tij më e madhe është ajo kundër Adrien Broner, Petr Petrov dhe Eric Morales.

Artan Vërbica
12 shtator 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.