RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Mayweather dhe Berto po afron

1 min read

Mayweather vs. BertoVetëm 10-ditë na ndajnë deri te meçi Floyd Mayweather dhe Andre Berto, ku me 12 shtator dy boksierët do të përballen në MGM, Las Vegas të SHBA-ve.

Ky meç do të jetë i një rëndësie të veçantë, pasi Mayweather ka paralajmëruar pensionimin pas këtij meçi, ndërsa do të jetë edhe një fakt tjetër, pasi Mayweather synon të arrijë rekordin i legjendës botërore, Rocky Marciano 49-0, e që i nevojitet vetëm një fitore pasi ai është 48-0. 

Mayweather dëshiron të shkruaj histori, ndërsa Berto mëton ta mposht Mayweatherin pasi këtë nuk arriti ta bëjë askush për 19-vite.

Dueli po pritet me padurim nga gjithë adhuruesit e boksit botëror. 12 shtatori po afron për luftën e madhe.

Kosova Boxing
3 shtator 2015 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.