RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Matjet Zyrtare: Tefik Bajrami 90.3 kg, Attila Makula 90.6 kg

1 min read

24Tefik Bajrami dhe Attila Makula janë prezentuar sonte në konferencë për gazetar dhe matje zyrtare para meçit që do ta zhvillojnë nesër mbrëma në Podujevë. Dueli do të jetë i vlefshëm për titullin WBU të Evropës në kategorinë kruzer.

212211“Jam i përgatitur maksimalisht për këtë duel. Shpresoj të kem paraqitje të mirë dhe të shpallem kampion i Evropës” theksoi Tefik Bajrami.

Edhe hungarezi Attila Makula dukej optimist, ndërsa theksoi se në Kosovë ka ardhur vetëm për fitore. “Kam ardhur për fitore. E njoh Tefik Bajramin dhe e di se është boksier i mirë, por unë pretendoj që nesër të fitoj” tha Makula.

Prezent në Konferencën e sontme ishte edhe menaxheri kryesor i Federatës së boksit profesionist të Kosovës, z. Nexhi Zeka. Zeka ndër të tjera tha: “Kjo është një ngjarje e madhe në boksin e Kosovës ku për herë të parë do të jetë një meç për titullin e kampionit evropian në versionin WBU”.

Nga Zvicra si supervajzor i kësaj ngjarje ka udhëtuar edhe Mirko Skoko. Skoko tha se është lumtur që pas shumë vitesh gjendet në Kosovë. “Në Kosovë gjithmonë ka pasur boksier të dalluar. I njoh cilësit e juaja që nga ish-Jugosllavia kur Prishtina ishte dominante në boksin e Jugosllavisë. Shpresoj që nesër të shohim një spektakël të vërtetë” tha Skoko.

Përgatiti dhe fotografoi:
Shpend Ahemi 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.