RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Matjet zyrtare Sherifi vs. Behlulovic dhe Shala vs. Matiç

1 min read

Grand Hotel, Prishtinë, 24 Mars 2011 – Sonte në Grand Hotel në Prishtinë është mbajtur konferenca e fundit për media dhe poashtu matjet zyrtare nga akterët kryesor. Meçi kryesor do të jetë ai mes Sevdail Sherifit dhe Elvir Behlulovic, dhe poashtu Shpetim Shalës dhe Nikola Matic. Në matjet zyrtare Sherifi doli 87.2 kg, njësoj sikurse kundërshtari i tij, Behlulovic i cili kishte njëjtën peshë 87.2kg. Shpetim Shala doli 80 kg, ndërsa kundërshtari i tij Nikola Matiç 79 kg.

Në boksin amator do të prezentohet Bujar Sejdiu, i cili do të kryqëzoj dorëzat me boshnjakun Jasmin Glogiç. Në këtë ngjarje do të prezantohet edhe Fatlum Zhuta, Alban Kamberi dhe Mahmut Gorda.

 Këshilli organizativ i këtij turneu ka bërë të gjitha përgaditjet ku promoteri Aziz Salihu, menageri FprofboxK, Nexhmedin Zeka, “matchmaker” Artan Vërbica, moderatori Artan Muhaxheri kanë bërë që ky turne të jetë madhështor.

 Turneu “NATO Thank You” organizohet për here të dytë dhe fillon nga ora 15:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Televizioni publik RTK transmeton drejtpërdrejt.

 Foto : Arbër Basha

 Artan Muhaxhiri
24 Mars 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.