RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Matjet zyrtare nga Nordrhein-Westfalen: Nimani 71 kg, Hafner 70 kg

2 min read

Nimani - CopyJanë zhvilluar matjet zyrtare në Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë ku nesër mbrëma Besar Nimani do ti kryqëzoj dorezat me hungarezin Ferenc Hafner. Nimani doli të jetë në peshime 71 kg, ndërsa kundërshtari i tij, Hafner ishte më i lehtë për një kilogramë në 70 kg. Dueli i tyre do të zhvillohet në kategorinë e mesme.

Nimani deri më tani ka zhvilluar 20 meçe me bilanc prej 19 fitore (16 KO) dhe një humbje. Ndërsa Hafner ka bilanc prej 25 fitoresh (14 KO) dhe tetë humbjeve. Nimani nesër mbrëma synon fitoren e 20-të në karrierë kundër boksierit më të mirë hungarez në kategorinë e mesme.”Shpresoj të jetë një mbrëmje e mirë. Jam munduar ti sjellë sa më shumë shqiptar në këtë mbrëmje që shikuesit tanë të kanë çka të shohin. Shpresojm të përmbyllim një vit të sukseshëm, ndërsa vitin e ardhshëm kemi synime edhe më të mëdha” theksoi Berat Nimani për Kosova Boxing, i cili është promoter i kësaj ngjarje.

Në këtë mbrëmje do të boksojnë edhe shqiptarët të tjerë si Armand Cullhaj, Shefat Isufi, Granit Stublla dhe Besmir Plaku. Cullhaj 19-5-3 (13 KO) do të ndeshët me turkun Suleyman Dag, 10-74-0 (5 KO). Isufi 17-3-2 (13 KO) përball do ta ketë gjeorgjianin Paata 18-10-2 (11 KO). Ndërsa Stublla dhe Plaku dy shqiptarët do të ndeshën ndërmjet veti. Stublla debuton në boksin profesionist, ndërsa Plaku ka bilanc dy meçe, dy humbje.

Kosova Boxing ju dëshiron suksese të gjithë shqiptarëve në këtë mbrëmje të boksit.

Kosovaboxing.org 
11 dhjetor 2015

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.