RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Matjet zyrtare nga New Jersey: Muriqi 77.9 kg ndërsa Caparello 79.1 kg

1 min read

Muriqi vs. CaparelloJanë zhvilluar matjet zyrtare në West Orange Arena në New Jersey ku edhe do të mbahet meçi e nesërm ndërmjet boksierit tonë Elvir Muriqit dhe australianit Blake Caparellos. Të dy boksierët janë shfaqur dhe kanë qenë optimist para përballjes. Caparello doli të jetë 79.1 kg në peshore, ndërsa Muriqi ishte dukshëm më i lehtë, 1 kilogramë e 200 gramë më i lehtë, gjegjësisht 77. 9 kg.

“Jam përgatitur shumë mirë. Gjithçka ka shkuar sipas planit, dhe jam i kënaqur me formën e arritur” ka theksuar Muriqi. Unë jam i gatshëm për 10-raunde e çka do të ndodh, do të shohim, por unë jam i vendosur dhe i fokusuar vetëm për fitore” kishte theksuar një ditë më parë Muriqi për Kosova Boxing.

Duelin Muriqi dhe Caparello mund ta shiqoni në TV ESPN 2 nga ora 3 e mëngjesit me kohë evropiane, ndërsa nga ora 9 pm me kohë amerikane.

Kosovaboxing.org
30 janar 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.