RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Matjet Zyrtare nga Magdeburg

1 min read

Stieglitz 76.2 kg – Abraham 76.2 kg
Isufi 84.4 kg – Ronert 86.4 kg

Stieglitz vs. Abraham 1Magdeburg, Gjermani, 28 shkurt 2014 – Janë mbajtur matjet zyrtare në prag të meçit të tretë shumë të rëndësishëm ndërmjet kampionit aktual botëror në versionin WBO në kategorinë super të mesme, Robert Stieglitz dhe ish-kampionit botëror, dhe sfiduesit Arthur Abraham. Dy meçet e tyre historike janë ndarë një me një, ku Abraham kishte fituar meçin e parë me vendim unanim pas 12 raundeve, ndërsa revanshin e kishte fituar Robert Stieglitz me ndërprerje në raund të katërt. Tani do të jemi dëshmitar se kush do të fitonShefat Isufi 2 meçin e tretë ndërmjet tyre.

Në peshime të dy boksierët Stieglitz dhe Abraham ishin në limit me 76. 2 kg, të kategorisë super të mesme.

Në interes tonin do të jetë dueli i boksierit tonë Shefat Isufi i cili përball do të ketë gjermanin Dennis Ronert i cili do të jetë i vlefshëm për titullin IBF Youth. Isufi ishte më i lehtë 84.4 kg, ndërsa Ronert dy kilogramë më i rënd, 86.4 kg.

Në vendin ngjarjes gjendet fotoreporti ynë i njohur dhe i nderuar Eroll Popova i cili na sjell fotot nga vendi i ngjarjes nga Magdeburgu.

Kosovaboxing.org
28 shkurt 2014

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.