RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Matjet zyrtare nga Las Vegas: Mayweather 66.2 kg, ndërsa Pacquiao 65.7 kg

2 min read

IMG_2049

Foto: Kosova Boxing
nga vendi i ngjarjes: Artan Vërbica

IMG_2093MGM Grand Garden Arena, Las Vegas, 1 maj 2015 – Një ditë para se të takohen dy boksierët më të mirë në botë, Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao, janë takuar në matjet zyrtare për tu peshuar. I pari u paraqitë Manny Pacquiao i cili peshoi 65.7 kg, ndërsa pas tij erdhi Floyd Mayweather i cili doli pak më i rëndë 66.2 kg. Kategoria velter ku do të takohen dy boksierët nuk duhet të kalon limitin e 66.6 kg, dhe te dytë ishin në nivel.

Rrallë herë ndodh që edhe matjet zyrtare të janë madhështore me publik të shumtë, dhe kjo tregon që të pranishëm ishin 11.500 shikues në MGM Grand Garden Arena.

IMG_2125IMG_2167Por, ajo që ishte befasi ishte se më shumë shikuesit ishin të zhurshëm për Pacquiaon se sa për Mayweatherin. Sikur se filipinezët por edhe amerikanët ishin në anën e Pacquiaos, ndërsa që Mayweather u fishkëllua. Kjo që ndodhi sot është për tu çuditur sepse Mayweather vepron dhe jeton në Las Vegas.

Pas kësaj u pa një paknaqësi e madhe nga Mayweather por edhe ekipi i tij. Si të pranishëm pamë reagimet e ekipit të Mayweather të cilët theksuan se duhet fituar Pacquiaon me KO, për të mbajtur krenarin dhe reputacionin e Mayweatherit. Sigurisht që nga ajo që u pa sot, Mayweather do të hyjë nesër në ring me ngarkesë më të madhe.

Meçi Mayweather dhe Pacquiao duhet të filloj në orën 5 të mëngjesit me kohën tonë evropiane.

www.kosovaboxing.org 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.