RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Matjet Zyrtare nga Helsinki: Tatli 60.9 kg, Lancia 61.0 kg

1 min read

tatli-vs-lanciaHelsinki, Finlandë, 16 dhjetor 2016 – Edis Tatli (28-1, 9 KO) nesër mbrëma do të mbroj titullin e kampionit evropian në versionin EBU në kategorinë e lehtë. Ai përball do të ketë italianin Manuel Lancia (14-1-1, 3 KO).

Kjo do të jetë mbrojtja e katërt e titullit evropian. Ai e fitoi vitin e kaluar kundër franqezit Ivan Mendy me vendim unanim dhe arriti mbrenda 15 muajsh arriti tre herë të mbroj titullin e EBU-së kundër Ramaz Bebnadze me TKO 3, pastaj Massimilliano Ballisai – UD 12 dhe Cristian Morales – UD 12.

Sot në matje zyrtare Tatli doli të jetë 60.9 kg, ndërsa Lancia ishte 61.0 kg. Tatli renditet lartë në ranglistat botërore, i 5-ti në WBC dhe i 6-ti në IBF.

Kosova Boxing kontaktoi menaxherin dhe promoterin e Talit, Pekka Maki i cili theksoi për agjencionin tonë: “Pas këtij meçi Tatli do të sfidoj njërin nga titujt botëror, ose WBC-së ose IBF-it”.

www.kosovaboxing.org
16 dhjetor 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.