RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Matjet zyrtare nga Halle e Gjermanisë: Krasniqi 76.6 kg – Grafka 76. 4kg

1 min read

Tre boksierët tanë që do të paraqiten nesër mbrëma në Erdgas Halle an der Saale të Gjermanisë, Robin Krasniqi, Jurgen Uldedaj dhe Elvis Hetemi kanë kryer matjet zyrtare të zhvilluar sot.

Fokusi i gjithë shqiptarëve do të jetë te boksieri ynë Robin Krasniqi të cilin e presin me padurim rikthimin e tij. Krasniqi pritet të triumfoj ndaj polakut Bartlomiej Grafka, i cili shumë shpejt do të ketë meç tjetër për titull të vlefshëm, duke vazhduar rrugëtimin drejt ndjekjës së titullit të kampionit të botës. 

Në matje zyrtare sot, Krasniqi doli pak më i rënd se kundërshtari i tij, Bartlomiej Grafka. Krasniqi ishte 76.6 kg ndërsa polaku ishte 76.4 kg.

Uldedaj i cili do të boksoj për titullin internacional të Gjermanisë, në matje zyrtare ishte 89.7 kg, ndërsa kundërshtari i tij çeku, Jakub Synek ishte 90.0 kg. Boksieri tjetër shqiptarë Elvis Hetemi ishte në matje zyrtare 77.1 kg, ndërsa kundërshtari i tij çeku Stanislav Eschner doli të jetë 77.8 kg.

Foto: Eroll Popova

www.kosovaboxing.org
2 shkurt 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.