RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Matjet Zyrtare nga Finlanda: Tatli 61.0, Gassani 61.1

1 min read

Espoo, Finlandë, 7 Dhjetor 2012 – Janë mbajtur matjet zyrtare në Espoo të Finlandës ku në interes tonin është boksieri ynë Edis Tatli i cili do të sfidoj titullin EU-EBU kundër Paolo Gassanin. Tatli doli të jetë 60.0 kg, ndërsa italiani Gassani doli të jetë 100 gram më i rënd, 60.1 kg. Kosova Boxing kontaktoi boksierin tonë në të cilën dukej një disponim i lartë te Tatli i cili synon titullin e parë nesër mbrëma. “Jam i përgatitun maksimalisht. Jam para një sfide historike ku besoj nesër do të kurorëzohem me titullin e parë në karrierën time. Përshëndes Prizrenin dhe gjithë Kosovën” theksoi Tatli për Kosova Boxing.

Fotografitë nga Espoo na sjell vëllai i Edisit, Suke Tatli i cili edhe ky ka qenë boksier dhe është një njohës i boksit dhe përkrahës i madh i vëllait Edisit.

Kosovaboxing.org
7 Dhjetor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.