RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Matjet zyrtare nga Finlanda dhe Austria

1 min read

Edis TatliDy boksierët tanë Edis Tatli dhe Shpetim Shala janë paraqitur mbrëmë në matjet e tyre zyrtare para përballjeve. Në qytetin Espoo të Finlandës, Edis Tatli dhe kundërshtari i tij Mzonke Fana kanë dalë nga 60.1 kilogramë. Ky meç do të jetë për titullin WBA Intercontinental.

Tatli radhitet i 10-ti në WBA në kategorinë e lehtë, ndërsa Fana poashtu i 10-ti në WBA por në një kategori më të ulët në super-pendël. 

Tatli pas matjeve zyrtare theksoi se në rast se unë do të bëhem kampion i botës, atëhere do të ngrisë dy flamujt, atë të Kosovës dhe Finlandës, kishin qenë fjalët e boksierit tonë për mediat finlandeze.

Ndërkohë në Vienë, boksieri ynë Shpetim Shala së bashku më kundërshtarin e tij gjermanin Mounir Toumi kanë kryer matjet zyrtare para duelit të sontëm. Të dytë dolën të jenë 78.9 kilogramë. Dueli Shala dhe Toumi do të jetë për titullin WBF-Intercontinetal.

Kosovaboxing.org
6 dhjetor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.