RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Matjet zyrtare nga Erfurt: Krasniqi 75,6 kg, Abraham 76,2 kg

1 min read

Haxhi Krasniqi 1Erfurt, Gjermani, 21 prill 2017 – Janë zhvilluar matjet zyrtare sot në mesditë në Erfurt të Gjermanisë, ku boksieri ynë Robin Haxhi Krasniqi ka dal në matje zyrtare 75,6 kg, ndërsa Arthur Abraham 76,2 kg. 

E gjithë kjo ngjarje nuk ka kaluar në procesin e duhur, ku ish-kampioni botëror në dy kategoritë e ndryshme Arthur Abraham o vonua me një orë vonesë në matje zyrtare. Sipas trajnerit të Abraham, Uli Wegner, Abraham kishte mbetur në lift pasi lifti i hotelit kishte pësuar një prishje, gjë që ishte një gënjeshtër qesharake. Por, e vërteta ishte kjo, ku Kosova Boxing ka kuptuar ishte se Abraham ishte në mbi peshë për 2 kilogramë më shumë dhe iu deshtë kohë të humb peshën për të qenë i saktë në matje zyrtare ku nuk i lejohej të ishte mbi 76.2 kg, ndërsa që ishte në limit.

Arthur Abraham

Meçi Krasniqi dhe Abraham do të zhvillohet nesër rreth orës 22:30. Ky meç do të transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova në rrjetin tokësor dhe atë satelitor.

www.kosovaboxing.org
21 prill 2017

1 thought on “Matjet zyrtare nga Erfurt: Krasniqi 75,6 kg, Abraham 76,2 kg

  1. Shpresoj ne një analize te juajen ne lidhje me humbjen e Krasniqit. Siq duket Krasniqi ende nuk po mundet te arrije te korre fitore kunder emrave te medhenj. Kjo eshte pikpamja ime si shikues i thjeshte dhe totalisht laik i kesaj pune. Pres me padurim analizen tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.