RTK

RTKLive
18 Janar, 2022

Matjet Zyrtare nga Burgdorf i Zvicrës

1 min read

Sefer Seferi vs. Laszlo hubertBurgdorf, Zvicër, 22 prill 2016 – Janë zhvilluar matjet zyrtare në Burgdorf të Zvicrës, ku dy boksierët tanë Sefer Seferi dhe Erzen Rrustemi do të zhvillojnë meçet e tyre të radhës.

Sefer Seferi (20-0, 18 KO) përballë do të ketë boksierin nga Hungaria, Laszlo Hubert (44-18-1, 29 KO). Ky meç do të jetë i vlefshëm për titullin WBF Intercontintal në kategorinë kruzer.

Seferi në matje zyrtare doli të jetë 89.4 kg, ndërsa Hubert ishte ishte 88.9 kg.

Erzen Rrustemi 3Erzen Rrustemi (10-0, 8 KO) do të boksoj kundër argjentinasit Ruben Angel Mino (32-3-0, 32 KO). Ky meç pritet të jetë mjaft interesant, dhe meçi më sfidues deri më tani për Rrustemin.

Rustemi në matje zyrtare doli të jetë 94.7 kg, ndërsa Mino ishte 104. 1 kg.

Ngjarja e boksit do të filloj nga ora 19:00. Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të përcjellin këtë ngjarje mund ta ndjekin në adresën Sägegasse 19, 3400 Burgdorf.

www.kosovaboxing.org 
22 prill 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.