RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Matjet Zyrtare nga Basel: Gjergjaj 109.5 kg, Csala 110.5 kg

1 min read

Gjergjaj vs. CsalaGrand Hotel Casino, Basel, Zvicër 26 shkurt 2015 – Boksieri kosovar i kategorisë së rëndë, Arnold Gjergjaj, në Basel do të përballet me hungarezin Zoltan Csala në një duel në tetë raunde. Për Gjergjajn 30-vjeçar, që karrierën e zhvillon në Zvicër, do të jetë përballja e 27-të në profesionalizëm. Ai ka fituar 26 meçet e deritashme, 20 prej tyre me nokaut. Hungarezi Csala ka fituar gjashtë meçet e deritashme, pesë prej tyre me nokaut.

Gjergjaj në peshime  doli 109.5 kg, ndërsa Csala 110.5 kg.

Ky meç do të zhvillohet në tetë raunde dhe do të jetë i rëndësisë së ngritjes në renditje botërore. Ky do të jetë meçi i parë i Gjergjaj këtë vit. Ai në fundvitë fitoi titullin e vlefshëm të kampionit evropian të versionit EBU-EE, të shteteve jasht Bashkimit Evropian.

Kosovaboxing.org
26 shkurt 2015

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.