Queensland, Brisbane, Australi, 18 maj 2018 – Janë zhvilluar matjet zyrtare në prag të duelit të madh ndërmjet boksierit tonë Sebastian Bytyqit dhe australianit vendas Liam Paro.

Bytyqi (11-0-1, 8 KO) në matje zyrtare doli 63.1 kg, ndërsa Liam Paro (13-0-0, 9 KO) doli të jetë 63.5 kg.

Dueli do të zhvillohet sot me kohën tonë evropiane nga ora 13:30. Meçi do të jetë i vlefshëm për titullin e kampionit të botës për të rinjë, “WBO Youth”.

Meçin mund ta përcjellni në këtë link, liveboxing.com.au i cili është me një çmim simbolik 15 dollar amerikan.

Kosova Boxing i dëshiron suksesë boksierit tonë. Shpresojmë në Republikën e Çekisë dhe Kosovë e Shqipëri të kthehet me titullin e fituar.

www.kosovaboxing.org