Krasniqi vs, Cleverly Sot në Wembley Arena janë zhvilluar matjet zyrtare ku u paraqitën dy boksierët para përballjes. I pari në matje erdhi boksieri ynë Haxhi Krasniqi i cili doli të jetë 78.3 kg. Pas tij erdhi britaniku Nathan Cleverly i cili doli më i rëndë se Krasniqi, me 700 gramë më shumë, ishte 79.0 kg.

Në përkrahje të Krasniqit pati shumë adhurues shqiptar të cilit kishin udhëtuar nga qytetet e ndryshme nga Britania e Madhe, por kishte edhe shumë nga vendet e Evropës që kishin marrë rrugë për të përkrahur boksierin tonë.

Nesër nga ora 22:00 me kohën tonë evropiane do të fillojë meçi, ndërsa një paraljmërim për gjithë shikuesit shqiptar. Ky meç nuk do të transmetohet në televizone shqiptare.

Kosovaboxing.org
19 Prill 2013