RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Mati të shtunën kundër Mojica

2 min read

Boksieri më perspektiv shqiptar, Reshat Mati, të shtunën në Florida të SHBA-ve do të zhvillon meçin e tij të tetë në boksin profesionist. Mati (7-0, 5 KO) do të ndeshët me boksierin nga Nikaragua, Marcos Mojica (17-5-2, 13 KO). Ky meç do të zhvillohet në 6 raunde.

Kundërshtari i Matit, Mojica ka përvojë të madhe në boksin profesionist. Ai në vitin 2013 ka boksuar për titullin WBA-Fedebol (Titull regjional i shteteve të Amerikës Qendrore, Nikaragua, Honduras, Costa-Rica, etj), të cilin e ka humbur me vendim unanim pas 12 raundeve. Përvoja e tij prej 24 meçeve tregon se bëhet fjalë për një boksier me përvojë. Do të jetë një test i mirë për boksierin tonë i cili duhet ta kaloj këtë pengesë.

Për Matin do të jetë meçi i dytë këtë vit. Ai me 7 mars të këtij viti para se të përfshihet pandemia botërore, në Manchester të Britanisë së Madhe shënoi fitore të madhe ndaj Abdallah Luanaja (13-8-2, 9 KO) me nokaut teknik në raund të dytë.

Mati menaxhohet nga promoteri më fuqishëm sot në botë, Eddie Hearn dhe kompania e tij Matchroom. Ai është duke demonstruar shkathësit dhe talentin e tij duke fascionuar të gjithë, si ata në SHBA, Britani të Madhe, por edhe kombin shqiptar anë e mbanë botës. Prandaj ai është shpresa më e madhe e boksit shqiptar.

Dueli Mati dhe Mojica do të jetë parameç i Devin Haney (24-0, 15) dhe Yuriorkis Gamboa (30-3-0, 18 KO). Në këtë ngjarje të madhe do të boksoj edhe kroati me perspekiv Filip Hrgoviç. Hrgoviç (11-0, 9 KO) përball do të ketë amerikanin Rydell Booker (26-3-0, 13 KO). Poashtu në këtë mbrëmje do të boksoj edhe kinezi i pamposhtur në kategorinë e rënd, Xhilei Zhang. Zhang (21-0, 16 KO) do të boksoj kundër amerikanit Devin Vargas (22-6-0, 9 KO).

www.kosovaboxing.org
4 nëntor 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.