Madison Square Garden, 27 tetor 2018 – Reshat Mati ka shënuar fitoren e dytë në boksin profesionist. Kjo fitore vjen mbrenda tre javëve dhe është mjaft domethanëse për boksierin tonë i cili rritë vetëbesimin duke treguar klasin e boksierit premtues.

Mati (2-0, 1 KO) përballë pati portorikanin Juan Carlos Sepulveda (0-2-1) të cilin e mposhti me vendim unanim në katër raunde. Në fund të meçit Mati festoi me flamur kombëtar. Pritet që deri në fund të vitit Mati të zhvilloj edhe dy meçe tjera.

Si në meçin e parë dhe të dytë tani i pranishëm ishte promoteri i tij, Eddie Hearn i cili mbetët mjaft i kënaqur me paraqitjen e boksierit tonë.

Për më të rejat për boksierin tonë do t`ju njoftojmë.

www.kosovaboxing.org 
29 tetor 2018