RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Mati plandos Johnsonin me body-shot në raund të dytë

1 min read

Reshat Matit iu deshën vetëm dy raunde për ta plandosur amerikanin Rakim Johnson, për t`i shkaktuar humbjen e nëntë.

Mati e filloi mirë meçin që nga fillimi duke dominuar plotësisht përballjen. Në këtë raund i kuptoi dobësitë e kundërshtarit, duke e ndëshkuar në raundin e dytë. Ishte goditja e tij e fortë në trup “body-shot” të cilën nuk e perballoi Johnson duke mos mundur të ngritet.

Për boksierin tonë, Matin kjo ishte fitorja e gjashtë në karrierë, katër me ndërprerje në po aq meçe.Mati apo “Ariu Shqiptar” si e njohin të gjithë mbetet shpresa më e madhe e boksit shqipëtar.Ai nga meçi në meç po ndërton potencialin e tij duke u dëshmuar. Jo rastësisht ai bokson në evenimentet më të mëdha botërore të ekipit të tij promovues, MATCHROOM PROMOTIONS. Meçet e tij po emitohen po ashtu në televizionin më të madh sportiv botëror, DAZN.

Aurora Verbica

21 Dhjetor 2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.