RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Martinez ia rrëmben dy titujt Pavlik-ut

2 min read

Boardwalk Hall, Atlantic City, New Jersy, SHBA – Sergio Gabriel Martinez quhet kampioni i ri botërorë në kategorinë e mesme në versionet WBC dhe WBO. Argjentinasi Martinez dorëzoi brezin e kampionit botërorë në kategorinë e (mesme të lehtë) për të sfiduar amerikanin Kelly Pavlik, në një kategori më shumë dhe ia arriti qëllimit. Ai mbrëmë dominoi luftën duke fituar të dy brezat me vendim unanim pas 12-raundeve.

Martinez 45-2-2 (24 KO) filloi mirë luftën duke e dëmtuar që në raund të parë me një prerje nën syrin e djathtë dhe pastaj prapë në raund të katërt e qëlloi sërish keq në të njejtin sy, gjë që ishte e vështirë për Pavlik 36-2-0 (32 KO), mirpo ai asnjë herë nuk u dorëzua dhe lufta shkoi deri në fund. Në raundet e mesme dominoi Pavllik duke e hedhur në dysheme argjentinasin në raund të shtatë, por Martinez u stabilizua dhe vazhdoi drejt qëllimit të tij. Në raundet e fundit kur lufta edhe duhej të përcaktohej, Martinez tregoi luftë të fortë dhe me menquri e kontrolloi deri në fund duelin, duke arritur të fitoj titujt e kampionit botërorë. Të tre gjyqëtarët i dhanë fitoren Martinezit , 116-111, 115-111 dhe 115-112.

“Nuk kam mundur të shoh asgjë gjatë duelit. Kam pasur sikur një perde të bardhë në sy. Jam munduar ti shoh gjuajtjet, por ai tregoi luftë të menqur, duke shfrytëzuar tërë kohën dorën e majtë. Ai gjuante një, unë e mbroja, ai vazhdonte të gjuante, e unë e kisha të vështirë” deklaroi Pavlik.

“Kjo fitore më bën të mburrem. Nuk po mund t`a përshkruaj për momentin” delaroi Martinez.

Martinez për këtë luftë inkasoi në gjepin e tij, plot  1.650.000$, ndërsa Pavlik nuk e dime sa ka fituar për këtë luftë mirpo supozohet se ka fituar diç më shumë se Martinez, edhe pse humbi.

Artan Vërbica
18 Prill 2010

1 thought on “Martinez ia rrëmben dy titujt Pavlik-ut

  1. Befasi , Pavlik eshte shum boksier i mire dhe i qenedrushum , nese shikojm luftrat e tij te forta me kampionin e padiskutueshem ne ate kohe Jermain Taylor ateher me te vertet shume befasi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.