RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Marquez mbret i ri

3 min read

Manny Pacquiao humb me KO nga Marquez

MGM Grand, Las Vegas, 8 Dhjetor 2012 – Manny Pacquiao është gjetur për herë të parë në karrierë në KO. pas 17 vjetësh karrierë në boks profesionist. Tre përballjet historike kundër Juan Manuel Marquez, ku disa i quajnë edhe kontraverse fitoret e Pacquiaos, kësaj radhe erdhi fitorja për Marquez duke mos lënë që gjyqëtarët të gjykojnë.

Ashtu siç e kishim parashikuar që ky duel do të përmbyllet para kohë, ashtu edhe doli, por të jemi të sinqertë askush nuk e kishte pritur se Pacquiao të humb në atë mënyrë.

Dueli filloi në mënyrë të mahnitshme ku Pacquiao kishte incijativën në raundin e parë, ndonëse Marquez ishte mjaft i vëmendshëm, por ky raund i takoi Pacquioas. Raundi i dytë ishte mjaft intersant deri sa në pjesën e parë Pacquiao ishte më i mirë, por në pjesën e dytë të këtij raund Marquez ishte më i mirë, ku u përmbyll si i barabartë. Raundi i tretë na dëshmoi se kjo luftë nuk do të shkoj deri në fund. Pacqiuao arriti që të jap disa goditje të pastërta ku herë pas herë shfrytëzoi në tre raste goditjen e tij me të majtë, por në befasi e zuri Marquez ku e goditi me të djathtën e tij duke i dhënë “Knock-Down”, por Pacquiao u zgjua shpejt dhe mori vetën shumë shpejt duke stabilizuar meçin. Në raundin e pestë Pacquiao u këndell dhe mori vetën duke gjuajtur më shumë goditje dhe ishte më vetëmohues ndonëse nuk u pa qetësia e tij shpirtërore pas atij “Knock-Down” që mori një raund më parë. Raundi i pestë ishte më i bukuri ku Pacquiao tregoi se sa i mirë është, duke iu përgjigjur për atë “Knock-Down” që pësoi në raundin e tretë duke ia kthyer dhe me një të majtë të fortë ku ia humbi ekulibrin duke e hedhur në dysheme, por fati i tij ishte pasi gjyqëtari ishte shumë afër dhe e ndërpreu duke i numëruar. Pas kësaj Pacqiuao i dha shumë goditje duke e gjakosur të tërin Marquezin, deri sa MGM Grand ishte e tëra në këmb, duke e përsëritur luftën e dytë të tyre pesë vite më parë. Në këtë raund Pacqiuao ia dëmtoi mjaft shumë hundën duke ndërhyrë “Cut-Man” duke ia ndaluar gjakun që i rrjedhte. Deri sa festivalin e goditjeve e vazhdoi Pacquiao në ruandin e gjashtë ku dominonte, ai bëri gabim në sekondat e raundit të gjashtë ku pas një pakujdesie hyri në aksion duke u kundërpërgjigjur me një kundër goditije të djathtë nga Marquez duke i dhënë “Knock-out” Pacquiaos. Ky ishte fundi i këtij dueli që shumë ishin të shokuar nga ky përfundim. Edhe Marquez ishte i befasur me këtë triumf në këtë mënyrë.

Pas duelit të dy boksierët dhanë komentet e tyre, ku Marquez tha se kësaj radhe nuk kisha nevoj për ndihmën e gjyqëtarëve, ndërsa Pacquiao e uroj Marquezin për fitoren e shënuar.

Tani pas kësaj fitore sigurisht se në mix të boksierëve pound-4-pound do të hynë katër boksier, Marquez, Mayweather, Guerrero dhe besojmë që Pacquiao do të kthehet si më parë dhe kjo humbje nuk do t`a dëshpëroj atë.

Artan Vërbica
11 Dhjetor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.