RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Marku shënon edhe një fitore tjetër në MMA

1 min read

Leonding, Linz, Austri, 10 shkurt 2018 – Florian Marku ka vazhduar shkëlqimin e tij me fitoren e radhës. Ai mbrëmë në paralgjen Leonding të Linz-it të Austrisë mposhti boshnjakun Dzefat Muftiç me nakaut teknik në raund të parë.

Dueli u zhvillua që nga fillimi në dysheme ku në fillim Muftiç pati epersi duke qenë sipër Markut por që nuk e shfrytëzoi rastin. Më pastaj Marku arriti të zhdërvjellët ku zuri përfundi Muftiçin dhe shfrytëzoi epersinë ku me goditje të forta detyroi gjyqëtarin të ndërprej duelin.

Kjo është fitorja e pestë për Markun në po aq meçe në MMA, katër me ndërprerje. Ndërsa Muftiç pësoi humbjen e pestë karshi tre fitoreve, tre me KO.

www.kosovaboxing.org
11 shkurt 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.