RTK

RTKLive
5 Tetor, 2022

Marku kundër ish-kampionit të Britanisë, Chris Jenkins me 2 prill

2 min read

Florian Marku po vazhdon drejt ngritjes së madhe. Ai nuk po kursen asgjë duke kërkuar sfida të forta dhe duke dashur të vije te renditja botërore e lartë nga meçi në meç. Marku (10-0-1, 6 KO) do të zhvillon dueli e radhës me 2 prill në Newcastle, në parameç të duelit kryesor për titullin e kampionit të botës në WBO ndërmjet Savannah Marshall dhe Femke Hermans. Për kundërshtar do ta ketë britanikun Chris Jenkins (23-4-3, 8 KO). Meçi do të zhvillohet në 10 raunde.

Marku deri më tani njeh vetëm fitoret dhe me 2 prill do të kërkoj fitoren e radhës për të shënuar fitoren e njëmbëdhjetë. Ai kishte paraqitje madhështore në vitin që lam pas, duke shënuar tre fitore ndaj kundërshtarëve të denjë si, Rylon Charlton, Jorick Luisetto si dhe Maxim Prodan duke e fituar brezin IBF International.

Kundërshtari i tij, Chris Jenkins është boksier mjaft i vlerësuar. Ai renditet më lartë se Marku në entin për statistika boxrec, i 52-ti, ndërsa Marku ësht i 76-ti. Jenkins ka qenë për tre vite me radhë kampion i Britanisë së Madhe, nga 2019 deri 2021. Nga katër humbjet e tij, ai vetëm njëherë është mposhtur me nokaut teknik. Kjo tregon se dueli Marku dhe Jenkins do të jetë mjaft i fortë dhe i paparashikueshëm.

Vlen të përmendet se në këtë mbrëmje në meçin kryesor do ta ketë fjalën boksierja belge Femke Hermans e cila menaxhohet nga menaxheri shqiptar, Artan Vërbica, njëherit pronarit të Kosova Boxing.

www.kosovaboxing.org 
28 shkurt 20122

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.