RTK

RTKLive
2 Dhjetor, 2022

Maqedoni Bojan Risteski boksieri më i mirë i turneut “Pavarsia 2014”

1 min read

fituesitPallati i Rinisë, Prishtinë, 16 shkurt 2014 – Boksieri maqedonas Bojan Risteski është zgjedhur boksieri më i mirë i turneut “Pavarsia 2014”. Ai fitoi boksierin nga Shqipëria Kristian Shytani me vendim të gjyqëtarëve, gjë që i dha epitetin e më të mirit. Duel tjetër interesant ishte ai në kategorinë deri 64 kg, ku Momcilo Denis Zlaticanin arriti të mposht boksierin prizrenas Naser Shala. Fitorja e Zlaticanin e zgjodhi atë teknikun më të mirë të turneut. Dueli ndërmjet Alban Bermetës dhe Besart Xhafa u zgjedh dueli më luftarak. Ky duel dha shumë emocione në të cilën Bermeta dha më shumë duke fituar përballjen me ndërprerje në fund të raundit të dytë. Reprezentuesi i Malit të Zi, Marko Radonjic ishte më i mirë se maqedonasi Martin Stojecevski duke fituar me ndërprerje në raund të dytë. I riu Syrian Marinaj nga Shqipëria mposhti shpresën Pirro Çunin me vendim unanim. Ndërsa Dielli Vranoci dhe Bujar Tahiri u ndanë me barazim.

Rezultatet

60 kg – D. Vranoci (Kosova)-B. Tahiri (Kosova) – Barazim
60 kg – M. Aleksov (Maqedonia)- R. Pirani (Shqipëria)0:2
64 kg – M. Zlatiçanin (Mali i Zi) – N. Shala (Kosova) – 2:0
69 kg – B. Risteski (Maqedoni) – K. Shytani (Shqipëria) – 2:0
75 kg – A. Bermetaj (Shqipëri) – B. Xhafa (Kosova) – RSCO 2
81 kg –  S. Marinaj (Shqipëri) – P. Quni (Kosova) – 2-0
91 kg – M. Radoniq (Mali i Zi)-M. Stojcevski (Maqedonia) – RSCO 2

Përgatiti:
Shpend Ahmeti 

1 thought on “Maqedoni Bojan Risteski boksieri më i mirë i turneut “Pavarsia 2014”

  1. Turniri i pavarsise ishte nder turniret me te zbehta qe eshte prezentu ne Kosove. Vetem 7 lufta tregon mos interesimin, mos organizim te mirefillt te personelit te federates qe mirren me boks. Ky turnir deshmoj edhe nje here se punet ne boksin e Kosoves nuk jane ne rrugen e duhur, andaj, eshte momenti i fundit per reforma te mirefillta ne Federaten e boksit. Ne Federate duhet te vijne njerezit qe e duan dhe qe e njohin sportin e boksit, gje qe keta qe jane nuk jane duke e deshmu nje gje te tile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.