RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Manny Pacquiao rikthehet me 23 Nëntor në Makau të Kinës

1 min read

Manny Pacquiao vs. Brandon RiosShumë e kishin parashikuar se Manny Pacquiao do të penzionohet pas humbjes nga Juan Manuel Marquez në dhjetor të vitit të kaluar, por Pacquiao ka gjetur shpritin e tij të rikthimit dhe me 23 Nëntor do të ngjitet sërish në ring. Ndryshe nga herat e tjera, ku Pacquiao ka zhvilluar duelet e tij në SHBA, kësaj radhe Pacqiuao do të boksoj në Makau në Kinë, ku vendi aziatik, të cilit nepërmjet tij dëshironë t`i jape ekspancion boksit në vendin ku në vitet e fundit boksi ka filluar të ringjallet. Pacquiao vs RiosPacquiao për kundërshtar do të ketë amerikanin Brandon Rios i cili ka bilanc prej 31 fitore (23 KO), një humbje dhe një barazim.

Pacquiao është parë në ditët e fundit në Kinë, ku ka vizituar murin kinez. Ai është pritur mjaft ngrohtë nga gjithë publiku kinez.

Kina ka kampion të botës në boksin profesionist, ai është Xiong Zhao Zhong në kategorinë mizë. Ndërsa senzibilizimin më të madh në boks i ka dhënë idhulli tashmë i shumë kinezve, Zou Shiming i cili ka sjellur për shtetin kinez medaljen e parë të artë olimpike me 2008 dhe 2012. Poashtu Shiming ka fituar edhe dy medaljet e arta në kampionatin botëror me 2003, 2005 dhe 2007. Tashmë Shiming ka debutuar në boksin profesionist duke fituar dy meçet e para, ndërsa me 23 Nëntor do të boksoj në parameç të Manny Pacqiuao dhe Brandon Rios.

Kosovaboxing.org
30 Korrik 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.