RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Maliqi dhe Vllasaliu triumfojnë në Cyrih të Zvicrës

1 min read

Yll MaliqiDy kikboksierët kosovar, Yll Maliqi dhe Ridvan Vllasaliu kanë triumfuar në Cyrih të Zvicrës, duke shkëlqyer me paraqitjet e tyre.

Maliqi kishte përballë boshnjakun Almedin Hasanagic, të cilin e ka nokautuar që në minutën e parë të raundit. Ky meç ishte njëherit meçi më interesant dhe u bë edhe më madhështor me fitoren e Maliqit në mënyrë spektakulare ku me goditjet e një pas njëshme, Maliqi arriti ta dërmoj plotësisht. Njëherit meçi ishte eliminator për titullin e botës të versionit WKU.

Maliqi, për këtë fitore ka falënderuar familjen, trajnerin Gasper Kaçinari, ndihmës trajnerët Bashkim Berisha, Wellnes Stefan si dhe Mehdi Pestisha, trajnerin e suksesshëm shqiptar të Gjermanisë, i cili thotë se është përkujdesur për realizimin e këtij meçi dhe bashkëpunimit me organizatorët dhe menaxherët Skender Shahinaj dhe Mentor Morina.

Në muajt në vazhdim, Maliqi do t’i vazhdojë ushtrimet parapërgatitore për titullin botëror të cilat do t’i zhvillojë në Zvicër, Kosovë, Gjermani dhe Holandë.

Në këtë mbrëmje u paraqitë edhe kikboksier tjetër kosovar, Ridvan Vllasaliu. Vllasaliu ka fituar duelin për brezin evropian “WKU-Europe”. Ai mposhti gjermanin Chekib Kezami me nakaut teknik në raund të dytë. Me këtë fitore ai u kurorëzua me titullin evropian në kategorinë deri në 67 kilogramë.

Kosovaboxing.org
10 shkurt 2015 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.