RTK

RTKLive
7 Dhjetor, 2021

Maliqaj rikthehet me 27 nëntor

1 min read

Egzon Maliqaj do të zhvilloj meçin e tij të dhjetë profesionist javën e ardhshëm me 27 nëntor në Faido të Zvicrës. Maliqaj (8-0-1, 6 KO) përballë do të ketë italianin Luigi Alfieri (6-1-0, 0 KO).

Dueli do të zhvillohet në tetë raunde, ku kjo përballje pritet ti takoj boksierit tonë, por pa nënçmuar aftësit e kundërshtarit i cili është luftarak dhe në Zvicër do të udhëton vetëm për fitore.  Alfieri ka ditur të mposht disa boksier kulminant si vendasin Pietro Rosseti (8-0) duke i shkaktuar humbjen e parë dhe tani është (12-1, 5 KO), por që ka ditur edhe të befasohet në meçin e fundit të tij nga Luigi Francesko Zito të cilit i shkaktoi humbjen e parë italianit. Shpresojm dhe besojmë që Maliqaj do ti shkakton humbjen e dytë në karrierë, mirëpo bëhet fjalë për një boksier cilësor, që dueli Maliqaj dhe Alfieri do të jetë mjfat interesant.

Për Maliqaj ky do të jetë meçi i parë këtë vit. Ai si shumë boksier tjerë pati vështirësi me pandeminë. Dhe ky duel do të jetë një rikthim drejt ngritjes së tij duke mos u ndalur duke kërkuar sfida të radhës.

www.kosovabozing.org / 18 nëntor 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.