RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Madhështia e Pacquiaos – Shembulli i boksit

2 min read

Artan Vërbica22 gusht 2021

Manny Pacquiao nuk ka arritur të triumfoj mbrëmë në Las Vegas, kundër kubanezit Yordenis Ugas.

Meçi ishte i vlefshëm për titullin e kampionit të botës në WBA, në kategorinë velter, por që kubanezi doli të dal triumfues në një luftë sfiduese përgjatë 12-raundeve.

Dy gjyqëtarë e vlerësuan me 116-112 dhe njëri me 115-113, në të mirë të Ugas, që ishte vlerësim real dhe i drejtë.

Pacquiao si çdo herë edhe kësaj radhe u tregua dhe u dëshmua se është shembulli i botës. Ai ishte parashikuar të boksoj me kampionin e botës në dy versionet e vlefshme, WBC dhe IBF, amerikanin Eroll Spence Jr (27-0, 21 KO) por ky i fundit kishte pësuar një lëndim në retinën e syrit dhe u tërhoq nga përballja. Ai për shkak të fansave të tij dhe gjithë atyre që e pritën rikthimin e tij, nuk e anuloi përballjen dhe gjeti një kundershtar tjetër të fortë, kampionin botëror në versionin WBA, i cili ishte një kampion i dëshmuar edhe si amator (Kampion Botëror në Mianyang 2005 i bronzt në Lojrat Olimpike, Pekini 2008). Pra, një kundershtar të rrëzikshëm. E gjithë kjo ndodhi vetëm 11-ditë para përballjes.

Pacquiao ka mundur shumë lehtë të gjejë një kundërshtar të rëndomt dhe të lehtë për fitore, mirëpo ai zgjodhi ndër më të mirët e botës vetëm për të boksuar me më të mirat, qoftë ajo fitore apo humbje. Ai pësoi, por përsëri dëshmoi se është shembulli i mirë i boksit. Prandaj madhështia e tij, nuk ka spjegim. Ai gjithmonë u dëshmua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.