RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Lucian Bute fiton me TKO 3 kundër Edison Miranda

1 min read

Bell Centre, Montreal, Kanadë , 17 Prill 2010– Lucian Bute 26-0-0 (23 KO) ka shënuar fitore atraktive kundër kolumbianit Edison Miranda 33-5-0 (29 KO). Romuni me vendbanim në Kanada ka mbrojtur titullin në kategorinë super të mesme në versionin IBF për herë të gjashtë. Deri më tani Bute nuk ka pasur ndonjë sfidues të fortë sikurse Miranda, përveç Librado Andrade të cilën e mposhti dy herë. Nuk kemi arritur të kuptojmë ende, pse Lucian Bute nuk u përfshi në turneun “Super Six” të cilën po marrin pjesë boksierët më të mirë të kësaj kategorie, Arthur Abraham, Carl Froch, Andre Ward, Andre Dirrell, Mikkel Kessler dhe Allen Green i cili ka zavendsuar Jermain Tylor.

“Nuk kam qenë i sigurt se do ta KNOCK-OUT-oj, por e kam parë në sy të tij se nga fillimi po brengoset. Më pastaj i thashë vet-vetit, tani do ta shohës” deklaroi Bute.

Duelin e ardhshëm Bute do t`a zhvilloj me 25 Korrik në vendlindje në Romani.  Spekulohet se mund ti bëj ofertë legjendës së boksit Bernard Hopkins.

Kosovaboxing.org
18 Prill 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.