RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Luan Krasniqi ndihmon FboxK-së

2 min read

Luan Krasniqi ka ndihmuar Federatën e Boksit të Kosovës me pajisje të ndryshme për klubet e boksit amatore. Boksieri me renome botërore vizitoi kreun e federatës së Kosovës ku poashtu e mbajti një konferencë për gazetar.

Federata e boksit të Kosovës të prirë sekretari gjeneral Mehmet Bogujevci, drejtori i reprezenatcionit të Kosovës Xhevdet Peci, selektori Mehmet Haxhani dhe legjenda e boksit të viteve 70-ta, Nazif Gashi e falenderuan boksierin me namë botërore për ndihmën e dhuruar dhe poashtu e dekoruan me mirënjohje dhe një pllakë nga figura jonë kombëtare Adem Jashari.

Krasniqi me këtë rast tregoi se ky është vetem fillimi i ndihmës së tij dhe ai premtoi se do të organizoj edhe një takim mes Kombëtarës së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë para kampionatit Europian vitin tjetër. Ai poashtu do të loboj për FboxK-së reth botës për pranimin e boksit të Kosovës sa më parë në institucionet botërore.

“E ndjejë veten shumë mire që jam në mesin e juaj dhe këto paisje që ja kam premtuar dhe dhuruar reprezentacionit të Kosovës besoj që do ta gjejnë vendin e vet dhe sukseset e të ardhmes do ta çmojnë atë pa marrë parasysh se unë çka boj për reprezenatcionin e Kosovës. Do të shifet fundi i kësaj shumë shpejt” deklaroi Krasniqi.

Gazetarët ishin kurreshtar të dinin për rrjedhjen e karieres së Luan Krasniqit. Pyetja e cila donin ta konfirmonin nga boksieri ynë ishte se kur do t`a shohin revanshin me Dimitrenkon dhe arsyen e anulimit të meçit që ishte paraparë të zhvillohej me 28 Nëntor.

“Kam lënduar këmbën dhe nuk kam dashur të rrezikoj asgjë sepse çdo humbje e imja do të kushtonte. E di që do të kthehem dhe do të rikthehem aty ku isha dhe unë ti jap fund karieres sime të sportit, e jo sporti të më jap fund mua”.

Krasniqi pastaj me zgjuarsin dhe filozofin e një intelektuali të vërtet të një boksieri i dha edhe një fjalë të urtë gjermane : “Njerëzit e vdekur jeton më gjatë. Kur e shiqon karieren time si ka qenë në këto 7 apo 8 vite, tergon se nuk ka qenë një karier stabile.

Ka qenë dorëzimi me Saletën, pastaj rikthimi me Saletën, humbja me Brewster pastaj prapë rikthimi im dhe do të thotë aty është shpresa ime sepse unë e di që akoma kam inspiracion, motiv, ndjenja dhe besoj që do të rikthehem aty ku e kam vendin” përfundoi Krasniqi.

Krasniqi në fillim të 2010 do të ketë revansh me Dimitrenkon dhe në rast të fitores atëhere do të sfidoj njërin nga vëllezërit Klitschko.

Artan Vërbica
9 Dhjetor 2009

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.