RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Lomachenko fiton titullin e botës në versionin WBO

1 min read

Lomachenko vs. Russel JrCarson, California, 21 qershor 2014 – Vasyl Anatoliyovich Lomachenko ka bërë historinë edhe në boksin profesionist, ku mbrëmë në meçin e tij të tretë profesionist ka fituar titullin e kampionit të botës në kategorinë pendël në versionin WBO.

Ukrainasi Lomachenko 2-1 (1 KO) mposhti amerikanin Gary Russell Junior 24-1 (14 KO), ku dy gjyqëtarët e vlerësuan fitues Lomachenkon me 116-112, ndërsa njëri të barabartë 114-114. Kjo ishte humbja e parë në karrierë për Russell pas 5-viteve në boksin profesionist ku kishte shënuar 24 fitore më parë.

Lomachenko titullin e WBO-së në kategorinë pendël e kishte sfiduar edhe në muajin mars të këtij viti, por e kishte humbur betejën nga Orlando Salido me vendim të gjyqëtarëve.  Salido nuk kishte dashur ti jap revanshin Lomachenkos, ndërkohë titulli ishte shpallur vakant.

Lomachenko është fitues i medaljes së artë olimpike me 2008 në Pekin dhe 2012 në Londër. Ai fitoi edhe medaljen e artë në kampionit botëror në Milano me 2009 dhe Baku me 2011. Ndërsa medaljen e artë evropiane e kishte fituar edhe në Liverpool me 2008. Me sukseset e tij në boksin amator ai për 6-vite ishte i pathyeshëm në dy kategoritë pendël dhe të lehtë.

Artan Vërbica
22 qershor 2014

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.