RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Lomachenko deklason Rigondeaux-on

2 min read

Madison Square Garden, New York, 9 dhjetor 2017 – Meçi ndërmjet ukrainasit Vasyl Lomachnekos dhe kubanezit  Giuellermo Rigondeaux është cilësuar si meç i mbretërve, por kështu nuk doli mbrëmë pasi në ring pati vetëm një boksier që e kontrolloi duelin e ai ishte Lomachenko. Sikur se tre kundërshtarët më parë si Nicholas Walters, Jason Sosa, Mihuel Marriga ku te tre ishin ndal në kënde duke mos pësuar më keq nga Lomachneko, njëjtë veproi edhe Rigondeaux i cili u dorëzua në fillim të raundit të shtatë.

Lomachenko shkëlqeu në çdo aspekt duke dominuar çdo raund, ndërsa për çudi Rigondeaux ishte jashtë çdo koncepti. Ai dukej shumë i frikësuar dhe dëshironte të boksoj nga afërsia por që nuk i shkonte për shtati as kapjet, klinçet që nuk i funksionin. Për kapjet e shumta në raundin e pestë Rigondeaux u dënua nga gjyqëtari në ring me minus një pikë.

E gjithë bota priti shumë nga kjo përballje duke diture eksperiencën dhe kualitetin e dy boksierëve që nga boksi olimpik e deri te ai profesionist. Por, të shtunën mbrëma në ring u pa vetëm një boksier, e ai ishte Vasyl Lomachenko. Kjo paraqitje e dobët nga Rigondeaux u kritikua shumë, jo për shkakë të humbjes pasi humbja është pjesë e lojës, por për një kampion të dëshmuar siç është Rigondeaux që në të kaluarën fituar dy herë medaljen e artë në Lojrat Olimpike (Sydney – 2000 dhe Athinë 2004) dhe dy herë kampion botëror në kategorinë super bantam ku me një bilanc prej 17 fitoresh (11 KO) i pamposhtur, ishte katastrofë e vërtetë. Dihet superioriteti i Lomachenkos, njësoj kampion i dyfishtë olimpik (Pekin 2008 dhe Londër 2012) dhe kampion botëror në kategorinë super pendël me 10 fitore (8 KO) dhe të vetmën humbje nga Orlando Salido me vendim të një anshëm. Pas fitores me Rigondeaux ai theksoi se do ti revanshohet edhe Salidos.

Me këtë fitore Lomachenko dëshmon se është boksieri më i mirë “Pound for Pound” në botë.

www.kosovaboxing.org
10 dhjetor 2017 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.