RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Lojrat Olimpike dita e gjashtë: Gjermani Hartel mposht irlandezin O`neill

2 min read

Londër, 2 Gusht 2012 – Dita e gjashtë e Lojrave Olimpike në boks u zhvillua në kategorinë lehtë 60 kg, dhe të mesme në 75 kg. U zhvilluan gjithësejt 16 duele ku sollën emocione të shumta. Koncetrimi i ynë ishte në kategorinë e mesme te dueli ndërmjet irlandezit Darren O`neill dhe gjermanit Stefan Hartel. Ky dueli ishte interesant për faktin se irlandezi ishte nënkampion evropian nga viti 2010 në Moskë, dhe kampionit gjerman Hartel i cili këtë vit kishte boksuar me boksierin tonë Xhek Paskali duke humbur në kampionatin e Gjermanisë 20 me 18. Paskali ishte konsideruar ngushtë se do të mund të boksoj për Gjermaninë, edhe pse Hartel ndoshta ka më shumë përvojë. Por, a thua kombëtarja e jonë do të duhej të shikonë përrreth evropës dhe botës boksierët që i ka për rreth. E njejta gjë vlenë edhe për Kosovën, ku deri më tani nuk kanë afruar asnjë boksier cilësor, gjë që ne shqiptarët kemi me bolluk boksier nepër botë.  Ti kthehemi meçit ku Hartal doli fitues me rezultat të thellë 19 me 12, gjë që nuk ishte pritur pasi irlandezi O`neill cilsohej favoritë para kësaj përballje. Duel tjetër interesant ishte ndërmjet kampionit botëror nga viti 2009 në Milano, Aboss Atoev  i cili mposhti me rezultat të ngushtë rumunin Bogdan Juratoni 12 me 10. Se amerikanët janë dështak plotësisht tregon edhe humbja e Terrel Gausha nga indiani Vijander 16 me 15 në kategorinë e mesme. Poashtu humbi edhe boksieri tjetër në 60 kg, Joze Ramirez nga Fazliddin Gaibnazarov 15 me 11. Tjetër duel interesant ishte ai ndërmjet turkut Adem Kilici dhe serbit Aleksander Drenovak, të cilën turku e mbylli në favor të tij duke fituar 20 me 11.

Përgatiti: Artan Vërbica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.