RTK

RTKLive
26 Qershor, 2022

Liridon Zeqiri kampion Internacional i Hamburgut veriorë

2 min read

Boksieri më i mirë kosovar i vitit 2009 dhe 2010, Liridon Zeqiri është duke vazhduar karrierën e tij të boksierit në ekipin SV Lurup nga Humburgu. Zeqiri i cili po bokson në Gjermani, ka lanë mbresa tek ky klub duke u shpallur kampion Internacional i Hamburgut Verior. Zeqiri mposhti kubanezin Henry Perez Kamps me rezultatë 23 me 18. Në raundin e parë Zeqiri ishte në disavantazh 6 me 5. Në raundin e dytë Zeqiri eksplodoi duke fituar raundin 13 me 6, ndërsa në raundin e tretë nuk rezikoi shumë duke mbajtur rezultatin edhe pse në këtë raund humbi 7 me 5, por fitorja e tij ishte bindëse me rezultat të përgjithshëm 23 me 18. Me këtë fitore Zeqiri ka fituar drejtën të boksoj për titullin Internacional Verior të Gjermanisë, të cilën do të boksoj me 11 Nëntor.

“Jam i kënaqur që fitova këtë titull. Më ka ndihmuar shumë kjo eksperiencë në Gjermani. Tani edhe dy javë do të kam ndeshje për titullin Internacional të Gjermanisë Veriore. Shpresoj të dal sa më mirë” theksoi Zeqiri për Kosovaboxing.org.

Pas kësaj angazhimi në Gjermani, Zeqiri do të grumbullohet me përfaqësuesen e Kosovës për turneun Adem Jashari. Eksperienca e tij në vitet e fundit e japin njërin ndër pretenduesit kryesorë për titullin e më të mirit këtë vit. “Kam përparuar shumë në Gjermani dhe jam në formë më të mirë që kam qenë ndonjëherë. Pres të ngadhënjejë në turneun tonë dhe të dal më i miri. Më mungon ky trofe që kam dëshirë të madhe ta fitoj” tha në fund Zeqiri.

Kosova Boxing do t`ju informojë për të rejat nga Zeqiri ku njëkohësisht i urojmë suksese në të ardhmen.

Artan Vërbica
31 Tetor 2011

4 thoughts on “Liridon Zeqiri kampion Internacional i Hamburgut veriorë

  1. uurimee donii ishalla edhe ne kampionatine Gjermanis Veriore internacional , korr suksese sikurse ne kampionatine Hamburgut .

    Je Boxieri me i Mir i Reprezentacionit t^Kosoves , edhe ishalla tu plotesohet deshira per Kupen Adem Jashari se vitin e kalum me thon drejt ti e ke meritu :$: tunng nga dona

  2. Urime suksese dhe ne te ardhmen e shpresoj se do ta fitosh dhe titullin e ardhshem me 11 nentor, e pastaj te shkelqesh dhe ne turneun e madh nderkombetar “Adem Jashari” i cili do te mbahet ne 2 qytete te Kosoves ne Prishtine dhe Ferizaj e dhasht zoti e te plotesohet deshira per kete trofe ku qdo boksier shqipetar e ka deshir qe te kete kete trofe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.