RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Limani mposht romunin Kordan

1 min read

Taiboksieri nga Zajazi i Maqedonisë, Besnik Limani, vikendin e kaluar ka arritur fitore bindëse prej 3:0, ndaj përfaqësuesit nga Rumania, Dani Kordan. Meçi i zhvilluar në palestrën “Pyramide Vösendorf” në Vjenë ka mbledhur shumë dashamirë të sportit, ku edhe i kanë dhënë përkrahje maksimale taiboksierit shqiptar. Limani për redaksinë “Kosova Boxing” është shprehur shumë i kënaqur që ka arrit deri te kjo fitore. “Edhe pse kundërshtari im është një boksier mjaft cilësor, unë kam qenë në çdo aspekt më i mirë se ai dhe e kam mposhtur bindshëm. Jam shumë i kënaqur me atë çka tregova por edhe nga publiku shqiptar të cilët pas ndeshjes valëvitnin flamurin shqiptar”, pohoi Besnik Limani. Në këtë mbrëmje është parashikuar të ndeshet edhe shqiptari tjetër nga Podujeva, Agim Abdullahu, por atij nuk i ka ardhur kundërshtari i cili poashtu ka qenë nga Romania.

Avdyl Salihu
30 Shtator 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.