RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Leonard Pijetraj emërohet selektor i Kroacisë

2 min read

Traineri ynë i mirënjohur me preardhje nga Kosova, Leonard Pijetraj është emëruar selektori i ri i Kroacisë në boks. Pijetraj është me preardhje nga Gjokova por është i lindur dhe i rritur në Zagreb të Kroacisë.

Në kuvendin e mbajtur ditë më parë në Zagreb, Pijetraj kishte  dy kundër kandidatë, ata ishin Marijo Sivolija (pjesëmarrës në lojrat olimpike në Athinë me 2004 dhe fitues i medaljes së bronzt në kampionatin botërorë  në Mianyang me 2005) dhe Zvonko Giljanovic një ish-boksier i dalluar i viteve 90-ta.

Në kuvend Pijetraj mori gjashtë vota, nga shtatë përfaqësues nga kryesia e ngushtë për rizgjedhjen e selektorit, ndërsa  vetem një, votoi për Marijo Sivolija. Pra Federata e boksit të Kroacisë, emëroi Leonard Pijetraj ushtures detyre për konkurrencën e seniorëve kurse për junior përzgjedhen Zvonko Giljanovic edhe pse nuk kishte marrur asnjë votë për selektor.

Leonard Pijetraj është bashkëpunëtor i vjetër i ynë. Me të marrur vesh, kemi kontaktuar dhe e kemi uruar për pozitën e re. Ai e faleminderoi redaksinë tonë KosovaBoxing.org : “Ju faleminderit që po ndiqni çdo aktivitet timin. Jam i gëzuar dhe i sfiduar me pozitën e re. Rezultatet do të flasin për mua”.

Ne i cituam disa fjalë nga shtypi kroat ku kishin adresur disa kërkesa në drejtim të selektorit të ri, duke kërkuar rezultate, ndërsa Pijetraj na u përgjigjë :

KosovaBoxing.org : Sipas shtypit kroat,  Marko Tomasevic është perspektiv e boksit kroat. Federata pret nga ti që të sjellësh rezultate nga ai, duke patur parasysh talentin e tij. Selektori i kaluar është suspenduar për këtë arsye, sepse i kan munguar rezulatetet ?
Leonard Pijetraj : Unë me përgjithësi kam pranuar ofertën dhe  me seriozitet ta kryej punën. Unë nuk dua ti zhgënjej ata që votuan për mua. Më duhet pak kohë dhe do të kem rezultate.

KosovaBoxing.org : Këtë vit kampionati evropian i boksit do të mbahet në Moskë të Rusisë ! Sa jeni i vetëdishëm dhe a keni kohë ta përgaditni përfaqësuesen me kohë.
Leonard Pijetraj : Po besoj që po, Marko Tomasevic është njëri prej më të mirëve dhe besoj në sukseset e tij. Do të punoj pa masë për tu kthyer me sa ma shumë medalje.

Për të ditur më shumë për personalitetin e Leonard Pijetraj, shkoni te rubrika e V.I.P. Boxing. Aty është karriera e gjërë e Leonard Pijetraj.

Artan Vërbica
16 Shkurt 2010

2 thoughts on “Leonard Pijetraj emërohet selektor i Kroacisë

  1. Leonard Pijetraj pe meritojka te selektohet ne qfardo shteti se paska qen nje sportis mjaft i mir jo vetem ne boks por edhe ne sporte te tjera i deshiroj vetem suksese e shum medalje

  2. urime leonardi pirajt
    ja se te tjeret na i respektojn njerzit tan te sukseseshem, duke ju besura detyra qe e perfaqsoj shtetin e tyre, pra ureime dhe sukses leonardit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.