RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Lennox Lewis mohon rikthimin në boks

1 min read

Lennox Lewis dhe Luan KrasniqiDitët e fundit është spekuluar shumë rikthimi i ish-kampionit të botës, Lennox Lewis.  Në mediet botërore u theksua se Lewis do të rikthehet për një duel me Wladimir Klitschko për 100 milion $, por vetë Lewis i mohoi të gjitha shkrimet që ai do të rikthehet sërish në ring. Ai këtë e bëri për të gjithë adhuruesit e tij nepërmjet Facebook-ut të tij duke theksuar: “Kanë qarkulluar shumë zëra gjatë 24-orëve të fundit për rikthimin 100 milionsh, kundër Wladimir Klitschko. Siç kamë theksuar shumë herë, unë jam penziounuar dhe mbetem me qëndrimin tim. Jam i fokusuar dhe duke kërkuar talent të rinjë me ekipin tim, dhe unë mund të ndihmojë të zhvillojë një kampion të ri” theksoi Lewis.

Kosova Boxing prezenton fotografinë e para disa ditësh e realizuar në Moskë, në meçin ndërmjet Wladimir Klitschko dhe Alexander Povetkin, ku Lewis dhe Ikona e boksit tonë Luan Krasniqi ishin në rolin e analistëve të këtij super meçi.

Kosovaboxing.org
12 tetor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.