RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Laze dëmtohet nga gjyqëtarët

2 min read

Romë, Itali, 26 mars 2021 – Një aksident kokë më kokë në raundin e shtatë ka bërë që boksieri ynë Suat Laze të pësoj një çarje në kokë që detyruan gjyqëtarin në ring të ndërprej meçin. Dhe kjo u përmbyll me një fitore të ngushtë të italianit Christopher Mondongo me një nuancë të vogël të pikëve. Pas aksidentit mjeku kujdestar mendoi se meçin duhet të ndalet, gjyqëtarët grumbulluan pikët e shtatë raundeve, dy e vlerësuan 67-65 dhe 66-65 për Mondongon, ndërsa njëri të barabartë 66-66. Ishte vendim jo i drejtë, sepse Laze ishte më i mirë duke ditur se pati më shumë goditje sidomos në raundin e gjashtë kur boksieri ynë e hedhi në dysheme dhe Paranello u numërua dhe të gjashtin ku sërish Laze e gjuan në dysheme, por kjo gjyqëtarit iu dukë vetëm rrëshqitje.

Ishte më së normale që punën kryesore për Christopher Mondongo dhe ekipin e tij e kryejtën gjyqëtarët. Laze nga raund në raund ngriste tempon dhe shkonte drejt fitores me nokaut, ndërsa Mondongo binte. Dhe aksidenti iu erdhi si dhuratë dhe mezi pritën ta shfrytëzojnë. Si do që të jetë Laze u largua nga ringu si fitues moral, këtë e panë të gjithë. Edhe pse 41-vjeçar ai vazhdon të jetë ndër boksierët më të mirë në Itali.

Për Lazen kjo ishte humbja e shtatë, karshi 25 fitoreve (7 KO) dhe një barazimi në 33 meçe.

www.kosovaboxing.org 
27 mars 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.