RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Laze bokson për titullin italian me 26 mars

2 min read

Suat Laze kishte fituar titullin e kampionit të Italisë në kategorinë pendë në dhjetor të vitit 2019. Ai kishte mposhtur Vittorio Paranello me vendim të gjyqëtarëve. Pas asaj periudhe në fund të dhjetorit së pari Kina e pastaj Italia në fillimin e vitit 2020 dhe i gjithë globi u përballen me virusin Covid 19 që e kaploi botën. Kështu që Laze e kishte të vështirë të gjejë mënyrën për të mbrojtur titullin e kampionit të Italisë. Edhe pse masat u liruan lehtësisht nga qershori i vitit të kaluar, boksierët patën vështirësit e tyre që disa akoma privohen me problemet e virusit që akoma është prezent. Tani më Laze po bëhet që 15 muaj që nuk ka zhvilluar ndonjë meç, ai me 26 mars të këtij muaji në Romë do të dyluftoj për titullin e më të mirit të Italisë që është shpallur vakant nga Federata Italiane, kundër vendasit Christopher Mondonogo. Ky vendim duket i çuditshëm nga Federata Italiane, pasi ai nuk kishte mundësinë të mbroj titullin mbrenda 6 deri 9 muaj dhe të gjitha federatat tjera botërore i kanë dhanë mundësinë shtyerje dhe kompenzim deri në një vit te tre muaj. Si do që të jetë ky fakt nuk e mundon boksierin tonë, ai në Romë do të udhëtoj për fitore.

“Jam stërvitur mirë. Dueli do të jetë sfidues dhe unë kam për synim të dëshmohem se jam më i miri në Itali. Titullin do të mbetet tek unë” theksoi durrësaku për Kosova Boxing.

Laze gjatë karrierës së tij 15-vjeçare ka zhvilluar gjithsejt 32 meçe me bilance prej 25 fitoresh (7 KO) gjashtë humbje dhe një barazim. Ndërsa Mondongo ka bilanc prej 8 fitoresh (3 KO) dhe dy humbje.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.