RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Las Vegas mund të pret revanshin Joshua dhe Klitschko

2 min read

Kampioni i botës në dy versionet WBA dhe IBF, Anthony Joshua do të mbrojë titujt e botës në mekën e boksit botëror në Las Vegas. 

Joshua i cili mposhti Wladimir Klitschkon në prill të këtij viti me nakaut teknik në raund të 11-të, ka në kontratë që të boksoj sërish me ukrainasin, por gjithçka do të vendosët nga vetë Klitschko nëse dëshiron të boksoj sërish me Joshuan. 

Dueli i parë ndërmjet Joshuas dhe Klitschkos ishte mjaft interesant. E gjithë bota ishte nën ethe se cili do të triumfoj, ku pati rikthime nga dy boksierët, ndërsa që në momentin vendimtar ishte Joshua triumfues. Tani të gjithë adhuruesit e boksit dëshirojnë të shohin revanshin e tyre, por kjo do të varret kryesisht nga Klitschko. 

“Topi është në pjesën e Klitschkos. Unë i kam ofruar revanshin, ndërsa ai do të vendos a do të boksoj sërish me mua apo jo” theksoi Joshua për Sky Sport. 

“Unë do të vazhdoj karrierën time, po boksoj Klitschko me mua, ose jo. Në opcionin B e kemi bullgarin Kubrat Pulev i cili është mandatori zyrtar. Por, dëshira ime është që prapë të boksoj me Klitschkon e pastaj me Pulev” theksoi Joshua. 

“Las Vegas është mundësia më e mirë” thotë Joshua. “Njerzit nuk do të mendojnë shumë rreth udhëtimit sepse do të jetë edhe më tërheqëse të vizitojnë Vegasin e të njëjtën kohë të shohin revanshin tonë. Vegas do të na jap edhe më shumë motivim dhe do të jetë luftë e përgjakshme sërish” përfundoi Joshua. 

Artan Vërbica
20 korrik 2017 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.