RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Lajmi i fundit: Nimani nakauton Miranden në raund të parë

1 min read

Besar Nimani 22Bielefeld, Gjermani, 31 maj 2014 – Besar Nimani ka nakautuar boksierin brazilian Mike Miranda në raund të parë. Nimani e ka filluar furishëm meçin ku që në minutin e parë e ka hedhur në dysheme. Miranda është zgjuar duke dashur të balansoj meçin, por ka qenë grushtet e pareshtur të Nimanit të cilën sërish e ka detyruar ti numëroj gjyqëtarin. Dhe furia e quajtur Nimani përfundimisht ka përfunduar meçin me goditje të fortë ku Miranda përfundimisht ka mbetur në dysheme.

“I falenderoj të gjithë atë që kanë ardhur të më përkrahin. Rruga ime vazhdon më tej ku unë do të kërkoj sfida tjera deri te titulli i kampionit të botës” theksoi Nimani i lumtur pas meçit nepërmjet lidhjes telefonike për Kosova Boxing.

Ky është titulli i tretë i fituar nga Nimani në boksin profesionist. Ai më parë ka fituar titullin internacional të Gjermanisë dhe IBF East-West të Evropës.

Më shumë rreth meçit Nimani dhe Miranda do t`ju japim nesër në një kronikë më të zgjeruar.

Kosovaboxing.org
31 maj 2014  

1 thought on “Lajmi i fundit: Nimani nakauton Miranden në raund të parë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.