RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Lajmi i fundit: Donjeta Sadiku mposht rusen e fuqishme Ekaterina Dynnik duke siguruar finalen në kampionatin botëror

2 min read

Boksierja jonë shkrruan histori

Donjeta Sadiku 1Tajvan, 22 maj 2015 – Atë që nuk e kishte pritur askush e bëri Donjeta Sadiku sot duke mposhtur rusen favorite Ekaterina Dynnik me rezultat 2 me 1 të gjyqëtarëve. E themi se ka pritur askush sepse Donjeta karshi ruses ishte me pak eksperiencë që para kampionatit botëror kishte vetëm gjashtë meçe zyrtare, ndërsa rusja Ekaterina Dynnik, 57 meçe, me bilanc prej 55 fitore dhe vetëm dy humbje.

Raundi i parë  i takoi ruses Dynnik, pasi pati më shumë goditje të sakta. Në raundin e dytë dueli ishte më i balansuar deri në 30 sekodat e fundit kur Ekaterina Dynnik godet një të majtë të saktë, ndërsa Donjeta vetëmohuese i kundërpërgjigjet me një direkt të djathtë dhe disa goditje në trup dhe sërish godet një të majtë të saktë duke fituar raundin. Të tre gjyqëtarët e vlerësuan raundin e dytë të fituar nga Sadiku. Në raundin e tretë sërish Donjeta bokson me menquri duke i ikur në minutin e parë, ndërsa që në raundin e dytë tregohet aktive sikur se në raundin e dytë. Sërish e fiton raundin në 30 sekondat e fundit duke ditur mjaft mirë ta hapë para dhe ta godet me të djathtën e saj.

Dhe në fund dy gjyqëtarët Dante De Castro nga Filipina dhe Vilmantas Bobinas nga Lituania e vlerësuan fituese Donjeta Sadikun me 29-28 në rezultat të përgjithshëm pas tre raundeve, ndërsa që algeriani Kheira Sidi Yakaob i dha fitoren ruses Ekaterina Dynnik me 29-28, por që nuk kishte peshë vetëm poentimi i tij.

Në finale Donjeta Sadiku do të takohet me amerikanën Guadalupe Gutirrez, Ky meç do të zhvillohet nesër.

Artan Vërbica
22 maj 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.