RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Kuqi debuton me sukses në boksin profesionist

3 min read

Palestra Qazim Dervishi, Shkodër, Shqipëri – Mbrëmje madhështore e organizuar nga  Federata e Boksit Profesioniste e Shqipërisë dhe klubit më të sukeshëm të të gjitha kohrave në Shqipëri, Vllaznia nga Shkodër me krytrjanerin e saj dhe selektorin e kombëtarës sonë shqiptare Zef Gjonin.

Në këtë mbrëmje e zhvilluan tre duele profesioniste ku boksuan kryesisht boksieret shkodran me boksier profesionist nga Hungaria. Ata ishin Jetmir Kuqi  boksieri më i mire në dekadën e fundit në Shqipëri, pastaj Artur Gavoqi dhe veterani i boksit Artur Drinaj i cili pas dy viteve iu rikthye boksit profesionist. Në parameçe të tyre u zhvilluan edhe tre duelet e Përfaqësueses së Shqipërisë kundër Përfaqësueses  së Malit të Zi, ndër ta ishin Marsel Sermi, Ajet Rexha dhe Kristian Dema.

Jetmir Kuqi,  1-0-0 (1 KO) debutoi në mënyrën më të mire të mundshme në boksin profesionist. Kuqi i cili në kampionatin e fundit botërorë tregoi performance të hatshme duke i kaluar dy pengesa u detyrua të largohet nga kampionati botërorë pa humbje, mirpo ishte mjaft afër të ndonjë medalje. Ai u largua pa luftë për shkak të lëndimit në dorën e majt ku më pas u operua menjehër në Itali sa ishte atje.  Kuqi mbrëmë u takua me Mihajl Halas, 3-6-0 (2 KO) ku e mposhti me “knock-out”  teknik në raundin e dytë.  Ai  tregoi se ka vlerë të madhe edhe për boksin profesionist.

KosovaBoxing.org e kontaktoi mbas duelit Jetmir Kuqin i cili ishte mjaft i gëzuar me dubutimin e tij : “Isha i emocionuar për këtë duel. Po kthehesha nga lëndimi dhe ende nuk jam në formë të duhur. Dëshiroja të debutoj në mënyrën më të mirë. Kjo u realizua mirpo e kisha frikë nga lëndimi që pësova vitin e kaluar, mos po më shfaqej, mirpo çdo gjë shkoi siç duhet dhe unë e përfundova punën në mënyrën më të mirë” deklaroi Kuqi.

Kontaktuam edhe selektorin e kombëtarës sonë Zef Gjoni. Edhe ai ishte i ndar mjaft i kënaqur me performacën e boksierve tanë : “ Kemi menduar që këtë mbrëmje ta zhvillojmë në fund të vitit të kaluar, mirpo ja që e organizuam tash dhe jam shumë i kënaqur se çka treguan boksierët tanë. Na mbetet të përgaditemi më shumë. Kuqi, Drinaj dhe Gavoqi treguan duele të mira dhe poashtu Dema, Rexha dhe Sermi. Ky është vetem fillimi i Kuqit dhe Gavoçit në boksin profesionist ndërsa me këta tjerët do të përgaditemi për kampionatin europian që zhvillohet këtë vit në Rusi” tha Gjoni.

Artur Gavoqi  1-0-0 (1 KO) i cili ka boksuar mjaft në boksin amator debutoi me mjaft sukses duke shënuar fitore me “knock-out” teknik në raundin e parë. Ai për kundërshtar pati boksierin nga Hungaria, Thomas Dukaj i cili poashtu debutoi me humbje.

Artur Drinaj 9-15-1 (4 KO) rikthehet pas afër dy viteve pauzë. Drinaj gjatë karieres së tij ka zhvilluar shumë duele profesionsite në Poloni, Gjermani,Luxemburg, Ukrainë, Keni,  etj.  Ai është njëri ndër boksieret më guximtar që ka pas boksi shqiptar. Drinaj mbrëmë mposhti hungarezin, Jozef Siklodi 2-6-2 (0 KO) me “knock-out” klasik në raund të 3-të.

Në boksin amator u zhvilluan disa duele interesante ku i përmendëm pak më parë. Vlen të përmendet dueli në 75 kg mes  Ajet Rexhes dhe Bojan Pesic. Rexha e mposhti boksierin malazias Pesic i cili është i pamposhtur në trevat shqiptare për tre vite. Fituesi i turneut Adem Jashari 2009 mposhtet përfundimisht në Shkodër. Fitore shënuan edhe Marsel Sermi në 69 kg dhe Kristain Dema në 91 kg.

Artan Vërbica
24 Janar 2010

1 thought on “Kuqi debuton me sukses në boksin profesionist

  1. Ajo ndeshje e kuqit ishte e papame dominoi dhe fitoi normalisht une e kame pare nga afer eshte nje boksieer me nje te ardhme te mire bravo kuqi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.