RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Kundërshtari i Pllanës, Igobkwe del pozitiv pas matjeve zyrtare

1 min read

Gjithçka kishte qenë në rregull deri pas matjeve zyrtare, ku dy boksierët përfunduan matjet zyrtare. Boksieri ynë Genc Pllana doli 75.3 kg, ndërsa Raphael Igbokwe 74.8 kg. Por, më pas erdhën rezultatet nga covid 19 ku Igbokwe doli pozitivë. Menjëherë u morën masat dhe për të vërtetuar e testuan për herë të dytë ku me emergjencë nxorën rezultatin, që fatkeqësisht ishte përsëri pozitiv.

Pllana dhe Igbokwe kishin pasur të boksonin edhe para se të shpallej gjendja e pandemisë, por u ndaluan gjitha aktivitet sportive dhe ja tani doli ai problem i cili parashikohej se mund të jenë shumë njerëz me virusin vdekjeprurës. Ky do të ishte revnashi ndërmjet tyre. Duelin e parë në vitin 2019 e kishte fituar Igbokwe me vendim të një-anshëm dhe Pllana priste ti revanshohej, por si duket për këtë meç duhet pritur akoma.

Ky lajm është mjaft i keq për boksierin Pllana. Ai pritej të boksonte në një mbramje të madhe në MGM në Las Vegas, i organizuar nga ekipi i madh menaxhues, Top Rank. Ky meç poashtu do të emitohej në televizionin e madh amerikan ESPN.

Shpresojmë që boksierit tonë Genc Pllanës ti gjindet një termin i shpejt për të zhvilluar një meç duke ruajtur formën e tij dhe të vazhdoj ecurin drejt ngritjes së tij.

www.kosovaboxing.org
21 korrik 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.