RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Kuçi fiton me ndërprerje, ndërsa Sherifi barazon

4 min read

Foto : Avdush Cakaj

Disco Bar Boleros, Buchs Cyrih, Zvicër, 19 Qershor 2011 – Në një ambient krejt ndryshe ku zhvillohen meçet profesioniste nepër palestra, kështu nuk ishte, pasi kësaj radhe boksi profesionist u zhvillua në Diskotekën e njohur shqiptare në Buchs të Cyrihut në Zvicër e cila ndryshoi kurreshtjen e shikuesve. Protagonistë kryesor ishin boksieri nga Shkodra Jetmir Kuçi dhe boksieri nga Presheva me rezidencë në Zvicër, Sevdail Sherifi.

Kuçi 6-0 (4 KO) për kundërshtar kishte boksierin nga kroacia Gordan Gliric 6-13-2 (2 KO) të cilin e mposhti me “Knock-Out” teknik në raund të tretë. Qysh në raund të parë u pa që Kuçi nuk ka ardhur në Zvicër për turizëm, por për të treguar edhe shikuesve shqiptar në Zvicër vlerën e tij të boksierit. Ai në fillim të këtij raundi ia humbi busollën me disa goditje mjaft të bukura gjë që publikun e mbajti në këmbë gjatë gjithë kohës. Në raundin e dytë vazhdoi me të njejtin ritëm. Fleksibiliteti, teknika e persosun, kombinimet e goditjeve, dukeshin të jetë si Evander Holyfield, i cili meritoi këto komplimente. Ai tregoi se ka ende për ti dhënë boksit. Fundi për të gjorin Gliric erdhi në ranundin e tretë ku Kuçi me disa goditje të një pas njëshme e dërmoi kroatin i cili ishte “Knock-Out” në këmbë por gjyqëtari Fabian Guggenheim e shpëtoi nga më e keqja, pasi e ndali luftën e një anshme nga Kuçi. “Dua ti përshendes të gjithë për përkrahjen. Ishte kënaqësi e imja të vija këtu e të fitoj.  I përshëndes të gjithë që më mundësuan këtë meç” theksoi Kuçi për Kosovaboxing.org. Ndërkohë kundërshtari i tij Gordan Gliriç theksoi :”Kuçi ishte shumë i mirë. Ai boksoi për mrekulli. U mundova të zë hapin por ishte vështirë kundër tij. Isha i lodhur nga meçi im para dy jave, por kjo nuk e arsyeton humbjen time. Ai ishte kundërshtari im më i mirë që e kam takuar ndonjëherë, kampion i vërtet” tha Gliriç për Kosovaboxing.org. Kuçi hyri në histori të boksit kosovar pasi ishte boksieri ynë i parë që përfaqësoi Kosovën pas pranimit me të gjitha drejtat në federatën EBU.

Meçi kryesor ishte ai mes Sevdail Sherifit dhe Toni Visiç. Edhe ky meç ishte mjaft interesant dhe emocinues. Sherifi 6-1-2 (5 KO) i cili kishe pasur meç të fortë tre javë më parë me algjerianin Rachid Raad, si duket nuk ishte i rikuperuar siç duhet, edhe pse Sherifi boksoi mjaft mirë por u pa lodhja e tij fizike. Sherifi zhvilloi meç të bukur por edhe debutuesi Toni Visiç ishte mjaft boksier i mirë dhe i përgaditur mirë fizikisht. Të dy boksierët shpenzuan mjaft goditje gjatë gjashtë raundeve dhe të dy patën qastet e tyre. Sherifi gjatë gjithë meçit ishte agresor në ring dhe për një nuancë ishte më i mirë, por kështu nuk menduan gjyqëtarët të cilët tretë e vlerësuan me 57-57 në fund. Në fund të meçit edhe treneri dhe menagjeri i Sherifit, Leonardo Caputo ishte i paknaqur me rezultatin të cilën u ankua te gjyqëtarët. “Nuk e kuptoj këtë vendim. Të tretë dhanë njëjtin rezultat. Po të ishte në ndonjë vend tjetër, boksieri im do të humbte. Sherifi ishte më i mirë” theksoi Caputo për Kosovaboxing.org. Edhe Sherifi mendoi se do të duhej të ishte fitues :”Kam pasur një periudh të shkurt kohore për tu përgaditur për këtë meç. Ai nuk ishte asgjë më shumë se kundërshtarët tjerë që i kam “Knock-Out-ar”, por isha i lodhur, dhe këtë e pash në meç, të cilin e kisha afër por më mungoi ajo goditja përfundimtare. Shpresoj të boksoj sërish me te, dhe ju premtoj se do të jetë ndryshe” theksoi Sherifi për Kosovaboxing.org.

Para këtyre dy meçeve të bukura, në program ishin edhe pesë meçe amatore, ku boksuan boksierët si Ajdin Ferati, Ergon Berisha, Shaqir Dauti, Ali Selimi kundër boksierve amator nga klubi i boksit amator nga Italia, Varese. Katër meçe u mbyllën me fitore të italianëve ndërsa vetëm një i takoi boksierit tonë Ali Selimi. Fitorja iu mohua Ajdin Feratit dhe Ergon Berishës që ishin mjaft të mirë, por këto vendime ndodhin në çdo vend.

Në vendin e ngjarjes ishte kryeredaktori ynë Artan Vërbica dhe gazetari dhe fotoreporteri i njohur Avdush Cakaj. Kosova Boxing do t`ju sjell një foto-galeri nga kjo mbrëmje e boksit.

Shpend Ahmeti

2 thoughts on “Kuçi fiton me ndërprerje, ndërsa Sherifi barazon

  1. BACA SUKSESE NGELESH NJE NDER BOKSIERET MA TE MIR TE PESHAVE TE MESME NE TROJET SHQIPTARE…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.