RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Kuçi 72.4 kg, Szili 72.4 kg

2 min read

Mbrëmë në Trnava të Sllovakisë janë mbajtur peshimet zyrtare para ndeshjes së sontme ndërmjet Jetmir Kuçit dhe hungarezit Istvan Szili. I pari në matje doli boksieri ynë i cili doli në limitin e kategorisë së mesme, 72.400 gram. Pas tij në peshore u ngjit Istvan Szili i cili rezultoi njësoj sa edhe Kuçi, 72.400 gram. Ky meç pritet me interesim të madh sonte i cili do të zhvillohet rreth orës 20:00 të kohës sonë. Në shoqërimin e Jetmir Kuçit gjendet boksieri i mirënjohur nga Klubi i boksit Tirana, Fatjon Sorra. Ai poashtu na ka dërguar disa foto amatore nga matjet zyrtare që për shikuesit tanë janë të mirëseardhura. Kuçi deri më tani ka zhvilluar 6 meçe profesioniste ku ka shënuar 6 fitore (4 KO). Kjo do të jetë përballja e tij më e vështirë deri më tani pasi Szili ka 13 meçe, të gjitha fitore (5 KO).

Kosova Boxing nepërmjet lidhjes telefonike kontaktoi të dy boksierët duke marrë opinionin e tyre para përballjes. “Besoj në përvojën time të gjatë në boksin amator dhe tash profesionist. Kjo do të jetë arma ime më e fortë sonte, deri sa këtë ofertë e kam marrë pak ditë më parë. Nuk kam pasur kohë të mjaftueshme të analizoj kundërshtarin, as për të bërë përgaditje speciale. Bazohem te përvoja ime ku besoj do të jetë triumfuese” theksoi Kuçi.

Istvan Szili poashtu deklaroi për Kosova Boxing se pret një përballje të fortë. “E njof Kuçin, jemi takuar në shumë kampionate evropiane dhe botërore. Në atë kohë unë boksoja në kategorinë e mesme ndërsa ai në kategorinë welter. Nuk jemi takuar asnjë herë, por mendoj se është kundërshtar i përshtatshëm për mua. E di që është boksier i mirë ku pres tetë raunde të forta dhe fitoren time të 14-të” theksoi Szili.

Jetmir Kuçi bokson me licencë profesioniste të Federatës Profesioniste të Kosovës. Realizues apo “matchmaker” i këtij meçi është Kosova Boxing Promotion.

Artan Vërbica
27 Janar 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.